Anton Ceta more po ben medet
kjo Kosova more shum po hjek
Hile te medha na la historia
varre te hapura neper shtepia
Nate e zez more 500 vjet
kan frik femija te rriten ne djep
Rritet bari, rritet mbi shtepi
ma shum lot pijn femija, se gji
Nga Lum Bardhi zogjet e nisen vrapin
bac Antoni trimi ju jep krahun
E ju leshon zanin Llapit dhe Rugoves
do te ja lajm borxhin Kosoves
Po i therret Vokshi, o po i therret Drenices
ruaj varrin e Azem Galices
Shkruan Prekazi, shkruan per Firaj
lidh ti besen se un gjithmon ta mbaj
Jemi rritur me qumesht te nje gjini
kem bluar driz ne te njejtin mulli
Veq nje nane ne na ka maru
perkun djep si ty dhe mu
Burri te fal more, te fal e jo nuk ngutet
Te fal shqiptari, te fal e jo sepse ka frik
I hap krahet plaku shqiponje mali
pyet Kosova gjakun kush nuk ma fali??
Kush nuk ma fali gjakun kesaj stine
Plag me thik me ka lan pas shpine
Fal te qoft gjaku i tim bir burr
Te lumt burr, qofsh faqebardh.